KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti i Europol dhe Interpol: Kontrabandistët fituan 6 miliardë dollarë nga emigrantët
refugjate

Raporti i Europol dhe Interpol: Kontrabandistët fituan 6 miliardë dollarë nga emigrantët

5-6 miliardë dollarë vetëm për vitin 2015 është shuma që kanë fituar kontrabanduesit duke kaluar fshehurazi afërsisht 1 milion emigrantë në Bashkimin Evropian. Përmes një raporti të përbashkët dy agjenci të fuqishme të zbatimit të ligjit, Europoli dhe Interpoli, kanë llogaritur përfitimin e kontrabanduesve nga ky lloj i trafikimit. Raporti gjithashtu thotë se më shumë se 90 % e emigrantëve që kanë arritur në Bashkimin Evropian janë ndihmuar deri në një pikë të udhëtimit të tyre nga rrjetet kriminale të kontrabanduesve dhe se shumica e çmimeve të kërkuara nga ta ishin paguar me para në dorë. Agjencitë dolën me këto vlerësime të përfitimeve të kontrabanduesve gjatë vitit të kaluar duke shumëzuar numrin e arritjeve nga kostoja për individ, e cila, sipas tyre, shkonte nga 3 200 deri në 6 500 dollar