KRYEFAQJA » LAJME » Raporti i FMN-së për Shqipërisë
Raporti i FMN-së për Shqipërisë

Raporti i FMN-së për Shqipërisë

Tre ditë pas largimit nga Tirana, misioni i Fondit monetar ndërkombëtar publikon deklaratën përmbyllëse për vëzhgimin e ekonomisë shqiptare. Në të njëjten linjë vlerësimi me konferencën e përbashkët për shtyp , dokumenti i publikuar në faqen zyrtare të FMN-së përmes një analize të detajuar vlerëson stabilitetin makroekonomik si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria.

Reformat kanë ecur mirë. Që prej nënshkrimit të marrëveshjes në fillim të 2014 autoritetet kanë bërë progres të mirë në forcimin e financave publike, si dhe implementimin e reformave strukturore në sektorët më kyc. Ka një stabilizim fiskal në rrugë e sipër dhe borxhi publik rezulton të ketë rënë në 2015.”

Ekspertet e Fondit Monetar rekomandojnë gjithashtu rregullim fiskal të fokusuar kryesisht në anën e të ardhurave. Duke pasur parasysh nevojën për shpenzime më të mëdha në fusha të tilla si infrastruktura dhe arsimi, si dhe efikasitetit relativisht të ulët të taksave në Shqipëri, strategjia e konsolidimit duhet të fokusohet në zgjerimin e bazës tatimore dhe në forcimin e pajtueshmërisë dhe administrimit të të ardhurave, këshillon FMN.

Bilanci primar pritet të përmirësojë me rreth 2¼ për qind të PBB-së në vitet 2014-2016, duke arritur një suficit primar këtë vit. Pas kësaj, autoritetet duhet të vazhdojnë me objektivin e tyre të uljes së borxhit publik nën 60 për qind të PBB-së nga 2019, e cila kërkon ulje me rreth 1 për qind të PBB-së çdo vit”.

Në dokumentin e FMN-së për Shqipërinë adresohet edhe një kërkesë ndaj autoriteteve për të përshpejtuar punën mbi kadastrën fiskale, me qëllim të aplikimit të tatimit mbi pronën deri në fund të vitit 2017.