KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Raporti i Freedom House, bie niveli i vendeve ballkanike
freedom house raporti 2015 per shqiperine dhe vendet ballkanike ne renie

Raporti i Freedom House, bie niveli i vendeve ballkanike

Organizata Freedom House publikoi raortin e radhes për Vendet në Tranzicion, duke arritur në përfundimin se Ballkani, dikur një rajon me shumë shpresa për reforma, ka rënë në nivelin e vitit 2004. Dilema për këtë rajon është sesi të nxiten reformat dhe njëkohësisht të mbahet gjallë shpresa për integrim në BE. Rraportit merr në shqyrtim 29 vende të Ballkanit, Euroazisë dhe Azisë Qendrore dhe thekson se stanjacioni në demokraci vjen nga pritja autoritare e disa udhëheqësve, e rivalitetit politik, korrupsionit dhe strukturave jo-funksionale institucionale.

Shqipëria vleresohet me notën 4.14, njëlloj si vitin e kaluar. Kjo i atribuohet një përmirësimi në sistemin zgjedhor ndërsa në mosngjitjen e shkallëve ka ndikuar rivaliteti politik shumë i ashpër dhe intensiv mes palëve, çka ndonjëherë e largon vëmendjen nga reformat institucionale, nga përmirësimi i sistemit të drejtësisë apo lufta kundër ekonomisë informale. Në 2015 në Shqipëri pati miratim të një sërë reformash dhe ligjesh si reforma territoriale si dhe angazhim për miratim reformash, si ajo për drejtësinë. Çështja që shtrojnë ekspertët është se si do të zbatohen këto reforma në vitet 2016, 2017 e më tej.

Gjendja eshte e ngjashme në shumë vende të rajonit ku, ne disa raste, politika ka arritur pika të skajshme konflikti, duke sabotuar mundësinë për të çuar përpara reformat. Në pjesën për Kosovën, raporti thekson se shtet-ndërtimi atje është futur në “rrugë pa krye” dhe se strukturat qeveritare, të ndërtuara për të mbajtur paqen, po pengojnë përparimin. Sipas raportit, ngecja politike dhe ekonomike po ashtu po nxit zemërimin popullor. Kosova ka 5.07 pikë, krahasuar me 5.14 sa ka pasur në vitin 2015. Në raport Kosova zë vendin më të keq në rajon, per sa i përket papunësisë dhe per emigrimin drejt evndeve evropiane. Vendet e tjera të rajonit: Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia cilësohen si demokraci gjysmë të konsoliduara, ndërsa Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina si regjime tranzicionale ose hibride.