KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti i ILO-së për barazinë gjinore në punë

Raporti i ILO-së për barazinë gjinore në punë

Pavaresisht disa ndryshimeve modeste në disa rajone të botës, miliona gra po humbin terren në pretendimet e tyre për barazi në tregun e punës. Organizata Botërore e Punës (ILO), në një raport të publikuar së fundmi me titull “Gratë në punë; tendencat për vitin 2016”, pasi ekzaminoi 178 vende arriti në përfundimin se pabarazia mes grave dhe burrave vijon në një spekter të gjëre të tregut botëror të punës. Sipas ILO-s, nivelet e punësimit për gratë janë shumë të ulta në krahasim me meshkujt. “46 përqind të grave janë të punësuara kundrejt 72 përqind të meshkujve”. Raporti mes grave dhe meshkujve të punësuar ka ndryshuar vetëm me 0.6 përqind që nga viti 1995.

Xhef Xhonson i kësaj organizate, është shprehur se ka patur një progres domethënëse përsa i përket arsimimit të grave; por megjithatë kjo nuk është përkthyer në progres në botën e punës. “586 milione gra në botë akoma fitojnë më pak se bashkëpunëtoret e tyre meshkuj”, theksoi ai. Gratë vijojnë të paguhen mesatarisht 77 përqind më pak se burrat. Raporti vë në dukje se kjo diferencë nuk lidhet vetëm me ndryshimet në arsim apo moshe, por edhe me nënvlerësimin e punëve që kryhen nga gratë dhe aftësive të tyre në sektore të caktuar si dhe me diskriminimin dhe nevojën që gratë kanë për ore më të reduktuara të punës në mënyrë që të përmbushin përgjegjësi të tjera si kujdesi ndaj fëmijëve.