KRYEFAQJA » LAJME » Raporti i INSTAT-it për çmimet e konsumit gjatë muajin shkurt

Raporti i INSTAT-it për çmimet e konsumit gjatë muajin shkurt

Çmimet e Konsumit gjatë muajin shkurt , kanë pësuar një rritje të lehtë vjetore prej vetëm 0.2 %. Sipas raportit të Institutit të Statistikave, kjo rritje është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,78 pikë përqindje rritje . Rritje kanë pasur për muajin shkurt edhe grupet “Shërbimi arsimor” “Pije alkoolike dhe duhan” “Hotele, kafene e restorante” dhe “Argëtim e kulturë” . Ndërkohe që për muajin shkurt kanë pësuar zbritje grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” “Transporti”i cili ka ndikuar me nje zbritje prej 0,26 pikë përqindje. Krahasuar me muajin Janar 2016, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 3,3 %. Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 1,3 %. Ndersa duke Krahasuar me muajin Shkurt 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,6 %, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2 %, etj. Ndërsa ulja më e madhe krahasuar me shkurtin e vitit 2015 është në nëngrupit “qumësht, djath e vezë” me 6,1 %, pasuar nga nëngrupet “bukë e drithëra” me 2,4 %, “mish” me 1,3 %.