KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti i Komisionit Evropian: Marrëveshja për vizat me Turqinë, rrit kërcënimin e sulmeve terroriste
Ende mister fati i Erdoganit

Raporti i Komisionit Evropian: Marrëveshja për vizat me Turqinë, rrit kërcënimin e sulmeve terroriste

Marrëveshja e vizave me Turqinë mund ta shtojë kërcënimin e sulmeve terroriste ndaj vendeve te BE-së. Ajo i hap kufijtë europiane 75 milionë qytetareve të tjerë e pikërisht për këtë, është mjaft joshëse për ekstremistët. Sipas Komisionit Europian ekstremistët, por edhe organizatat kriminale, do të kërkojnë ta shfrytëzojnë situatën e të sigurojnë pasaporta turke në momentin që programi hyn në fuqi. Daily Telegraph ka arritur te siguroje një raport të ekzekutivit të bllokut, ku përmendet mundësia e “shtimit të lëvizjes së kriminelëve e terroristëve brenda zonës së Shengenit, të cilët mund të jenë qytetarë të Turqisë apo të huaj me bazë në atë vend”. Liberalizimi i propozuar i vizave për turqit që udhëtojnë drejt BE-së mund të ndikojë mbi rrezikun terrorist që i kanoset bllokut, thuhet shprehimisht në raport. Kritikët e paktit me Ankaranë I tremben faktit se shenjat e gishtërinjve, që u merreshin personave të cilët kërkojnë vizë, tani nuk do të regjistrohen më. Individët e dyshuar do të udhëtojnë në territorin e Shengenit pa qenë nevoja e kalimit nëpër procedurat e domosdoshme të pajisjes me vizë, çka u jep atyre mundësinë të hyjnë në BE pa rënë në sy, vazhdon dokumenti. Nëse Ankaraja i vë në jetë reformat kyçe të anti-korrupsionit dhe terrorizmit të kërkuara prej saj dhe marrëveshja vihet në jetë, shtetasit turq do të kenë të drejtë të hyjnë në zonën Shengen për 90 ditë me pasaporta biometrike, duke nisur nga fundi i qershorit.