KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti i OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë
International-Day of Happiness, dita nderkombetare e lumtrise, 20 mars, okb-ja, raporti i okb-se per kete dite

Raporti i OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë

20 Marsi është dita e fundit e stinës së dimrit e po ashtu cilësohet si Dita Botërore e Lumturisë. Në këtë ditë u publikua edhe raporti i vitit 2017 lidhur me vendet më të lumtura në botë. Në vendin e parë sa i përket cilësisë së jetës dhe mirëqënies së qytetarëve renditet Norvegjia. Janë pikërisht vendet e Europës Veriore që konfirmohen si shtetet më të lumtura ndërsa vendet e Afrikës së bashku me Sirinë dhe Jemenin janë vendet ku jetohet më keq. Në listën e përbërë nga 155 shtete vendi ynë renditet i 109 i ndjekur nga Bangladeshi, Namibia, Kenia dhe Mozambik. Sa i përket rajonit tonë Kosova renditet në vendin e 78, Mali i Zi në vendin e 83, Greqia në vendin e 87,Maqedonia në vendin e 92. “Vendet e lumtura janë ato shtete që kanë një ekuilibër mes prosperitetit dhe kapitalit social që nënkupton një besim të lartë te shoqëria dhe besim te qeveria’, shprehet Xhefri Saks këshilltar i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Në 10 vendet e para janë Norvegjia, Danimarka, Islanda, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia. Në fund të listës renditen, Sudani Jugor, Guinea, Ruanda, Tanzania, Burundi etj. Ndërsa sa i përket shteteve të mëdha europiane renditet në vendin e 16 Gjermania e ndjekur nga Britania në vendin e 19 dhe Franca në vendin e 31. Ndërsa SHBA janë në vendin e 14. Një klasifikim i tillë i cili tregon se cilat shtetet janë më të lumtura bazohet në 7 faktorë: prodhimi i brendshëm bruto, shpresat për jetën, liria, zemërgjerësia ndaj qytetarëve, mbështetja sociale dhe niveli i korrupsionit në qeveri dhe biznes. Madje hartuesit e raportit shpresojnë që shumë shtete të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara të cilët kanë edhe një ministër të Lumturisë.