KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit mbi numrin e refugjatëve që kanë hyre në Evropë
emigrantet

Raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit mbi numrin e refugjatëve që kanë hyre në Evropë

Numri i refugjatëve që kanë hyre në Evropë nga toka dhe deti këtë vit e ka kaluar shifrën një milion, lajmëroi Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM). Numri përfaqëson një rritje katërfish në krahasim me vitin e kaluar. Më shumë se 800 mijë kanë udhëtuar nga Turqia në Greqi dhe janë refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. IOM thotë se rreth 3,700 emigrantë janë mbytur këtë vit në det apo janë zhdukur. Nga 1 milione refugjatë, 455 mijë janë vetëm nga siria kurse shifrat janë mbledhur nga gjashtë pika hyrëse në Bashkimin Evropian : Greqia, Bullgaria, Italia, Spanja, Malta dhe Qiproja. Një raport i OKB-së javën e kaluar paralajmëronte se numri i njerëzve të zhvendosur në mbarë botën kete vit eshte rreth 60 milionë.