KRYEFAQJA » LAJME » Raporti i Sekretari Ban mjaft kritik ndaj partive opozitare të Kosovës
Keshilli-i-sigurimit te okb per kosoven

Raporti i Sekretari Ban mjaft kritik ndaj partive opozitare të Kosovës

Këshilli i Sigurimit i OKB-se diskuton sot raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, për periudhën tetor-janar. Raporti i Sekretari Ban, megjithëse nuk i përfshin zhvillimet e fundit, është mjaft kritik ndaj partive opozitare duke i akuzuar drejtpërdrejt për dhunë në rrugë dhe në Kuvendin e Kosovës. “Vazhdimi i përdorimit të dhunës dhe retorika nxitëse nga partitë opozitare, të cilat rezultuan me ndërprerje të punimeve të Kuvendit dhe përshkallëzuan tensionet në rrugët e Kosovës, përbën një shqetësim serioz”, thotë raporti, i cituar nga mediat e Kosoves. Dokumenti flet edhe për vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese në procesin e krijimit të Bashkësisë së komunave serbe. Kosovën do ta përfaqësojë në takim ambasadorja në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku. Anëtarët e përhershëm, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë kërkuar rrallimin e seancave për Kosovën në këshillin e Sigurimit në dy herë në vit nga çdo tre muaj që mbahen tani, një ide që është kundërshtuar nga Rusia. Takimi nis në orën 3 pasdite sipas kohës në New Yorkut dhe mbahet nën presidencën e Venezuelës.