KRYEFAQJA » LAJME » Raporti vjetor i punës së ILDKP, nivel i ulët bashkëpunimi me prokurorinë
Raporti vjetor i punës së ILDKP, në nivel të ulët bashkpunimi me prokurorinë

Raporti vjetor i punës së ILDKP, nivel i ulët bashkëpunimi me prokurorinë

Në prezantimin e raportit vjetor të punës në komisionin parlamentar të ligjeve , kreu i ILDKP Shkëlqim Ganaj foli ndër të tjera për 84 kallëzime penale të depozituara prej dy vjetësh por ende pa një përgjigje nga prokuroria. Një situatë që sipas deputeteve në komisionin e ligjeve vë një piëepytje të madhe mbi punën e instititucionit të prokurorisë. Në përgjigje të dyshimit të deputetit Majko, kryeinspektori Ganaj , siguron se mospërgjigjja e prokurorisë nuk është pasojë e dosjeve me probleme. Komisioni i ligjeve , sipas si në cdo rast raportimesh duhet të hartojë një rezolute por për deputetin Fino raste si këto diktojnë nevojën për të ndryshuar këtë praktikë. Komisioni i ligjeve miratoi në parim projekt rezolutën mbi raportin e ILDKP, duke e lënë atë të hapur deri në raportimin e afërt të institucionit të prokurorisë.