KRYEFAQJA » LAJME » Rashnica zgjedh kombëtaren e Kosovës
milot rashnica, kosove, kombetarja e kosoves, lajme sport

Rashnica zgjedh kombëtaren e Kosovës

Milot Rashica, ka zgjedhur të luajë për kombëtaren e Kosvës. Lajmi është dhënë nga Rubrika Sportive në RTSH, nëpërmjet faqes së saj në fejsbuk. 20 vjeçari që aktualisht luan për skuadrën Vitese në kampionatin holandez ka shfaqur dëshirën për të luajtur me përfaqësuesen kosovare. Ai fillimisht është aktivizuar me kombëtaren U21 të Shqipërisë, ndërsa më pas u grumbullua me trajneri Xhani De Biazi me kombëtaren e të rriturve gjatë fazës përgatitore në Austri, përpara finaleve të Evropianit, Francë 2016. Por ai nuk u përfshi në listën përfundimtare të të përzgjedhurve të De Biazit për në Francë. Duket se kjo nuk I ka pëlqyer sulmuesit 20-vjeçar, I cili tashmë ka kërkuar të jetë nën urdhërat e trajnerit Bunjaku me kombëtaren e Kosovës. Presidenti I Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, por ka nënvizuar faktin se të gjithë futbollistët, janë ftuar për të luajtur me Kosovën.