KRYEFAQJA » LAJME » Ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare për themelimin e gjykatës speciale të Kosovës
KLD u kërkon gjyqtarëve formularin e vetëdeklarimit

Ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare për themelimin e gjykatës speciale të Kosovës

Presidentja në detyrë e Kosovës, Atifete Jahjaga ratifikoi të hënën marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, që u nënshkrua në 15 shkurt të këtij viti nga ministri i punëve të jashtme dhe ambasadorja e hollandës në Kosovë.

Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje përmbushen të gjitha detyrimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës së Kosovës.

Ndërkohe, sic është rënë dakord më parë nga autoritetet kosovare dhe ato hollandeze, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, gjykata speciale e kosovës do të vendoset në Hage. Synimi i punës së saj do të jetë hetimi i krimeve që pretendohet se janë kryer nga pjestare të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës gjate viteve 1999-2000 kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politike. Kjo gjykatë do të përbëhet nga prokurore dhe gjykatës ndërkombëtare.