KRYEFAQJA » LAJME » Reabilitohet pas 30 viteve një prej nyjeve më të rëndësishme të qytetit të Fierit, Rruga “Myzeqeja”
reabilitohet rruga "Myzeqeja"fier

Reabilitohet pas 30 viteve një prej nyjeve më të rëndësishme të qytetit të Fierit, Rruga “Myzeqeja”

Pas një pune intensive bashkia e Fierit ka përfunduar punimet e një prej rrugëve më të rëndësishme të qytetit. Rruga Myzeqeja prej më shumë se tre dekadash ishte kthyer në një vend të pakalueshëm dhe tashmë ka një pamje të re. Për banorët, ky investim do të thotë më shumë frymëmarrje për ta dhe për qytetin. Bashkia e Fierit ka hartuar një planifikim të ndërhyrjeve në infrastrukturën e brendshme rrugore dhe me fondet e këtij viti, nëpërmjet ndërmarrjes Komunale janë parashikuar rikonstruksionet e 15 rrugëve të brëndshme të qytetit.