KRYEFAQJA » LAJME » Reagimet e Klubit Skëndërbeu ndaj akuzave për trukime ndeshjesh
skenderbeu k.f, facebook, reagim, trukim ndeshje

Reagimet e Klubit Skëndërbeu ndaj akuzave për trukime ndeshjesh

Nëpërmjet faqes së tij zyrtare në fejsbuk, Klubi Skënderbeu ka reaguar për akuzat për trukime ndeshjesh. “Jemi njoftuar nga UEFA për t’u paraqitur në një seance dëgjimore për të dhënë shpjegime në lidhje me një hetim në ngarkim të klubit tonë nga organizata më e madhe e futbollit europian – shkruhet në deklaratën e Skënderbeut. – Inspektorët e UEFA-s kane ngritur dyshime mbi vërtetësinë e rezultateve tona në disa ndeshje te kampionatit shqiptar (kundër Partizanit, Teutës, Tiranës,Vllaznisë), si dhe në kupat e Europës. Sipas materialit të vënë në dispozicion, hetimi ka nisur nga informacionet e marra nga kompanitë e basteve shqiptare e të huaja, nga aludimet ne rrjetet sociale nga ana e tifozëve kundërshtarë të Skënderbeut, si dhe nga media të caktuara. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë situatë, jemi përgatitur për t’u dhënë shpjegimet e duhura inspektorëve, duke u argumentuar atyre se ne kemi fituar gjithçka me meritë dhe se rezultatet tona kanë qenë gjithmonë të merituara”.