KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reagimet pas debatit presidencial, Trump bën përgjegjës mikrofonin dhe drejtuesin e debatit
Nevada: Sot debati i fundit presidencial

Reagimet pas debatit presidencial, Trump bën përgjegjës mikrofonin dhe drejtuesin e debatit

Epërsia e Hillary Clinton në debatin e parë televiziv të zgjedhjeve presidenciale amerikane e ka një përgjegjës, dhe ai për Donald Trumpin është drejtuesi i debatit, Lester Holt. Ai është ankuar edhe për mikrofonin, sipas të cilit kërciste shpesh dhe kishte një nivel fonie më të ulët, krahasuar me atë të Clintonit. Dy kandidatët u perballen për herë të parë mbi çështjet e punësimit, taksave, dhe shumë të tjerave, në një debat televiziv të ndjekur nga 100 milionë teleshikues. Sondazhet i kanë dhënë kandidates demokrate një avantazh të lehtë, ndersa shumica e votuesve e deklaruan atë si fituese të debatit. Pas debatit, Trump u tha gazetareve se Lester Holt bëri një punë të mirë, por e akuzoi atë për një performancë me njëanshmëri për të majtët. “Ai nuk e pyeti atë në lidhje me ‘e-mail’-et, nuk e pyeti në lidhje me skandalet, nuk e pyeti as për marrëveshjen e Bengazit. Pra, ai nuk e pyeti Klintonin për shumë gjëra. Ndërsa për mikrofonin, ai u shpreh se ishte i “tmerrshëm”, që kërciste shpesh dhe që kishte një volum shumë më të ulët sesa i Clinton. Ai fajësoi pikërisht mikrofonin, për atë që shumë dëgjues menduan se mund të vinte për shkak të problemeve shëndetësore. Ndersa kandidatja demokrate Hilari Klinton ndersa po udhetonte ne Karolinen e Veriut, u shpreh per gazetaret se “kushdo qe ankohet per mikrofonin, me siguri nuk ka kaluar nje nate te qete”, ndersa i referohej Trumpit. Klinton tha se ndihej shume mire per ecurine e debatit, duke shtuar se perballja e djeshme vuri ne pah disa dallime percaktuese mes dy kandidateve. Ndersa lidhur me momentet kulminante te nje nate me pare Klinton tha se ishte pikerisht plani i saj per rritjen ekonomike dhe kujdesin per femijet, ndersa sipas saj plani i Trump do te rriste deficitin dhe borxhet.