KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reagimet për fitoren e Donald Trump
trump donald, Trump, fitore, zgjedhje presidenciale, shba

Reagimet për fitoren e Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka uruar presidentin e zgjedhur, pasaardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump. Obama ka telefonuar Trump duke i uruar zgjedhjen. Edhe Presidenti rus Vladimir Putin është nder te paret lidere botërore që ka uruar presidentin e ri te SHBA-se Donald Trump. Permes një telegrami, Putin shprehet se dialogu mes Moskës dhe Uashingtoni do ti shërbejë interesave të të dy vendeve, dhe shperson të punojnë së bashku në çështjet ndërkombëtare. Ndersa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, permes nje deklarate tha se lidershipi i Uashingtonit është më i rëndësishëm se kurrë, duke shtuar se një Aleancë e fortë është mirë për SHBA-në dhe për Evropën. Edhe zyrtare te BE-se kane uruar Donald Trump për fitoren, duke e ftuar në samitin për marrëdhëniet BE-SHBA, për 4 vitet e ardhshme. Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe ai i Komisionit Europian, Junker, i kanë dërguar një letër urimi Trump, ku shprehen se sot më shumë se kurrë, duhen forcuar marrëdhëniet transatlantike. “Vetëm duke punuar ngushtë BE dhe SHBA mund të vazhdojnë të bëjnë ndryshime kur diskutohet për sfidat e paprecedenta si Shteti Islamik, kërcënimet në sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial, ndryshimet klimaterike dhe emigrimi”, thuhet në letrën e BE. Përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini per fitoren e Trump shkroi ne Twitter: “Lidhjet me SHBA janë më të thella se çdo ndryshim që mund të ndodhë në politikë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të rizbuluar forcën e Europës”. Kryeministri italian, Matteo Renzi uroi presidentin e ri të SHBA-ve “në emër të Italisë, dhe i uroi atij punë të mbare i  bindur se miqësia mbetet e fortë dhe e qëndrueshme. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka uruar gjithashtu permes Twitterit, Donald Trumpin. “Do të vazhdojmë të punojmë për të përforcuar marrëdhëniet që na lidhin me SHBA, një partner i domosdoshëm”. Edhe Presidenti i Turqisë, Erdogan, tha se shpreson se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presdienciale të SHBA-së do të çojë drejt hapave pozitivë për Lindjen e Mesme dhe për të drejtat themelore, demokracinë dhe liritë në botë.