KRYEFAQJA » LAJME » Reagimi i Lindita Nikollës për dhunën
ministrja nikolla-per dhunen

Reagimi i Lindita Nikollës për dhunën

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, ku një administratore e një kopshti privat në Tiranë dhunon një fëmijë, por edhe nga shumë ngjarje të dhunshme të ndodhura gjatë këtij viti në institucionet arsimore në vend, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka propozuar disa masa për parandalimin e këtyre sjelljeve, që sipas saj nisin me ndëshkimin e të paligjshmes dhe pastrimin e informalitetit të trashëguar, si tipar të mosfunksionimit të shtetit dhe sistemit të drejtësisë. Ministrja Nikolla sjell në vëmendjen e të gjithë prindërve shqiptarë që të mbështesin shërbimin e çek – apit në të gjithë sistemin arsimor duke nisur prej cikleve të ndryshme të zinxhirit arsimor për një monitorim dhe siguri më të shtuar ndaj fëmijëve të tyre. Ministria e Arsimit do të ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për prindërit dhe nxënësit që të kërkojnë liçencën korrente dhe kredencialet profesionale që duhet të ketë një institucion, që të jetë i ligjshëm dhe i besueshëm. Shtimi i testeve psikologjike tek liçenca e mësuesit sipas Ministres do të zbulojnë dhe elemente të personalitetit të mësuesve, për të mundësuar parandalimin e futjes në sistem të individëve devijantë apo me probleme psikologjike të rënda, të cilët e pamundësojnë kryerjen e rolit të edukatorit.