KRYEFAQJA » LAJME » Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi tërmetin
termeti, qender e italise, mpj

Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi tërmetin

Solidaritet me Italinë mike si dhe ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave nga tërmeti që goditi mbrëmjen e së martës rajonet e Lazios dhe Marches shprehet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së punëve të Jashtëme të Shqipërisë.  Nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jonë në Rome bëhet me dije se nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Rome për t’ju ardhur në ndihmë, vendos në dispozicion të qytetarëve shqiptarë numrin e emergjencës +393420498192Ministria e Punëve te Jashtme, është në ndjekje të situatës dhe do të informojë në vijimësi opinionin publik, behet me dije në deklaratën për shtyp.