KRYEFAQJA » LAJME » Reagon ambasada shqiptare në Athinë në lidhje me vrasjen e shqiptarit
Reagon ambasada shqiptare në Athinë në lidhje me vrasjen e shqiptarit

Reagon ambasada shqiptare në Athinë në lidhje me vrasjen e shqiptarit

Ndërkohë ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, i kontaktuar me telefon nga TVSH, bën me dije se çështja po ndiqet në dinamikë nga i dërguari me punë në këtë ambasadë si dhe oficeri i kontaktit. Të dielën në darkë, sipas njoftimit zyrtar, është kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Athinës, informacion të plotë lidhur me rrethanat e ngjarjes si dhe detaje të cilat mund të përbëjnë shkelje të ligjshmërisë apo shkelje të të drejtave të njeriut.

Për sa i përket materialit filmik të regjistruar nga kamera e pranishme në zyrën e rajonit të policisë, është marrë përgjigjja që kjo provë se bashku me variantin përfundimtar zyrtar të ngjarjes do t`u vihen në dispozicion përfaqësuesve të Ambasadës Shqiptare, në momentin që hetimet e ngjarjes do të kenë përfunduar.