KRYEFAQJA » LAJME » Reagon bashkia e Tiranës, vendimi për dhënien e lejes është marrë pas moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve
17 katëshi, gjykata nuk ndryshon trupën gjykuese

Reagon bashkia e Tiranës, vendimi për dhënien e lejes është marrë pas moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve

Pas diskutimeve në parlament lidhur me lejen e ndërtimit të bllokut të pallateve poshtë Digës së Liqenit Artificial, ka reaguar Bashkia e Tiranës.

Në një deklaratë për shtyp Bashkia sqaron se vendimi për dhënien e lejes është marrë pas moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve. Leja e ndërtimit mban datën 14 tetor 2014, ndërkohë që moratoriumi është vendosur që në 22 gusht 2014. Sipas Bashkisë së Tiranës leja është dhënë në kundështim me vendimin e Komitetit Kombëtar të Digave, i cili ka miratuar edhe “Studimin hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”, duke theksuar rrezikshmërinë e ndërtimeve nën Digë.

Se fundi Bashkia sqaron se leja është dhënë pa pasur një Plan të Detajuar Vendor.