KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Berisha i shqetësuar nga dënimi i Tafajt
taulant balla

Balla: Berisha i shqetësuar nga dënimi i Tafajt

Ndërsa prokuroria ka kërkuar një vite heqje lirie për ish ministrin e arsimit Myqerem Tafajn, deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar me ashpërsi në rrjetin social Fejsbuk. Sipas tij, ish-ministri ka mashtruar 1869 studentë, duke u shkaktuar familjeve të tyre një dëm prej 1 milionë euro. “Ja pse Saliu ishte sot shumë i shqetësuar. Ja pse urdhëroi deputetet e tij t’i binin foltores dhe tavolinave” shkruan zoti Balla lidhur edhe me zhvillimet në seancën parlamentare të së enjtes, kur opozita nuk lejoji që punimet të zhvilloheshin normalisht.
Nga ana e saj Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist, duke i cilësuar si sulme ndaj opozitës, trillime e gënjeshtra. Me një fjalor të vrazhdë dhe fyes, PD e ka cilësuar Ballën si një abuzues me pushtetin, një bastun të Edi Ramës.