KRYEFAQJA » LAJME » “Red Arrows” fluturojnë mbi Tiranë
"Red Arrows" fluturojnë mbi Tiranë

“Red Arrows” fluturojnë mbi Tiranë

Ashtu sikurse kishin lajmëruar, ekzaktësisht në orën 10-të, 11 avionë të të famshmëve “Red Arrows”, skuadrilja akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike, fluturuan të premten mbi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata erdhën nga veriu  në drejtim të jugut të Shqipërisë duke ofruar pamje spektakolare për qytetarët e Tiranës. Pjesë e programit ishin edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore Shqiptare të stacionuar në sheshin “Nënë Tereza”. Qytetarët e Tiranës patën rastin të komunikojnë drejtëpërdrejtë me ushtarakët britanikë dhe mikpritësit e tyre shqiptarë. Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke nëvizuar domosdoshmërinë për rritjen dhe forcimin e këtij partneriteti. Ajo gjeti rastin të komunikonte rihapjen e zyrës së atasheut ushtarak në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Kjo ishte hera e parë që “Red Arrows” vizitojnë Shqipërinë.  Skuadrilja akrobatike britanike ka 50 vjet eksperiencë dhe ka dhënë mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës.

Para Mbrapa
Red Arrows- fluturojnë mbi Tiranë 1 
Red Arrows- fluturojnë mbi Tiranë 2
Red Arrows- fluturojnë mbi Tiranë 3

Red Arrows- fluturojnë mbi Tiranë 4 

Red Arrows- fluturojnë mbi Tiranë 5  

Red Arrows- fluturojnë mbi Tiranë 6 

Red Arrows- fluturojnë mbi Tiranë 7  

Red Arrows- fluturojnë mbi Tiranë 8  

Red Arrows- fluturojnë mbi Tiranë 9  
Para Mbrapa