KRYEFAQJA » LAJME » Redi Jupi largohet nga U21-shi
redi-jupi-sport-tajner-futboll-u21

Redi Jupi largohet nga U21-shi

Redi Jupi nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar U21. I kontaktuar nëpërmjet telefonit, trajneri i kuqezinjve deri në 21 vjeç, ka mohuar faktin se ka dhënë dorëheqjen nga ky rol. Por ne muajin tetor, atij i ka mbaruar kontrata që kishte lidhur me Federatën Shqiptare të Futbollit për drejtimin e ekipit te kesaj grupmoshe. Kombëtarja U21, e mbylli fazën eliminatore në grupe për evropianin e kësaj moshe finalet e të cilit do të zhvillohen në Poloni në vitin 2017 ne vendin e katert, duke lënë pas Hungarinë dhe Lihtenshtejnin. Skuadra jonë arriti 3 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje në këto eliminatore duke grumbulluar 12 pikë.