KRYEFAQJA » LAJME » Referendumi i PS, fiton “PO”-ja për Ramën
Referendumi i PS, fiton "PO"-ja për Ramën

Referendumi i PS, fiton “PO”-ja për Ramën

Referendumi i mbajtur të shtunën në PS, duket se i ka thënë “Po” pyetjes ”Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?”. Sipas të dhënave të para të dala nga selia e PS pas mbylljes së kutive të votimit në orën 18, “PO”-ja, apo siç po komentohet mbështetja ndaj liderit socialist Edi Rama është në nivelin e 97 për qind të votave. Gjithnjë sipas burimeve nga PS pjesmarrja është vlerësuar në shifra spektakolare. Shifra më e madhe e votuesve është regjistruar në Malësinë e Madhe, rreth 95 për qind. Në referendum u ftuan të merrnin pjesë rreth 81 mijë socialistë , ndërsa në të gjithë vendin u hapën 383 qendra votimi. Përkrahësit e referendumi bënë thirrje për pjesmarrje masive, ndërsa kundërshtarët për bojkot.