KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Referendumi italian për nxjerrjen e naftës, kërkohet mendimi qytetarëve me votë
referendumi italian per nxjerrjen e naftes paolo grossi kryetar gjykate kushtetuese qytetaret votim

Referendumi italian për nxjerrjen e naftës, kërkohet mendimi qytetarëve me votë

Qytetarët italianë janë thirrur të dielën në një referendum lidhur me konçesionet e dhëna kompanive të ndryshme për nxjerrjen e naftës dhe gazit në ujërat ialiane të detit adriatik. Paolo Grosi, kryetari i gjykatës kushtetuese të Italisë, thotë se vota është e nevojshme. “Çdo qytetar është i lirë të votojë sipas mendimit që i duket më i drejtë. Por mendoj se është e rëndësishme të marrim pjesë të gjithë në votim. Referendumi behët për vendin, jo për disa njerëz. Nëse në referendum fitoj Po-ja, atëhere nuk do të lejohet asnjë shpim në det për kërkim dhe nxjerrje nafte e gazi deri në largësinë 12 km nga bregu.” Shoqata të shumta mjedisore kanë bërë fushatë pro ndalimit të shpimeve në det ndërsa qeveria ka mbajtur qëndrim asnjëanës duke thënë se referendumi eshtë i pakuptimtë dhe, për më tepër do të shpenzojë 300 milionë euro që duhen për organizimin e votimit.