KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Referendumi popullor në Hollandë

Referendumi popullor në Hollandë

Holandezët u janë drejtuar këtë të mërkurë kutive të votimit për referendumin popullor mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë mes Bashkimit Europian dhe Ukrainës. Referendumi po zhvillohet pas nenshkrimit nga 450 mijë persona të një peticioni të paraqitur nga aktivistët euroskeptikë. Rezultati i votimit nuk ka ndonjë efekt, përderisa Parlamenti I Hollandës e ka miratuar tashmë marrëveshjen. Por ky referendum mund të konsiderohet si një testim i opinionit publik ndaj Bashkimit Europian. Mediat e huaja raportojnë se shumë votues po e përdorin këtë referendum si një shans për të protestuar ndaj zgjerimit te BE-së, dhe ndaj proçeseve që ata i konsiderojnë si vendimmarrje jo demokratike.