KRYEFAQJA » LAJME » Referendumi socialist, thirrje për pjesmarrje, por edhe për bojkot
Nis referendumi në PS, Rama: Vendimarrje me rëndësi, Blushi: Asgjë nuk është reale dhe normale

Referendumi socialist, thirrje për pjesmarrje, por edhe për bojkot

PS në pushtet, forca më e madhe politike në Shqipëri, por bën përgatitjet e fundit për referendumin e 9 prillit. “Ky referendum është i rëndësishëm për demokracinë në vendin tonë” tha Taulant Balla deputet i PS gjatë një takimi të mërkurën me anëtarë e përkrahës të PS në Pogradec. Zoti Balla tha se është shumë e rëndësishme një pjesmarrje masive “Për PS s’ka rëndësi rezultati, por ka rëndësi pjesëmarrja” tha zoti Balla.
Por ndërsa zoti Balla dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PS po bëjnë thirrje për pjesmarrje masive në referendumin socialist, kundërshtarët e këtij referendumi po bëjnë thirrje për bojkot. Një prej tyre Ben Blushi, citohet të ketë thënë se “Referendumi është një tentative për t’u hequr të drejtën e votës anëtarëve të PS-së për të zgjedhur kreun e kësaj partie”.
Në referendumin e 9 Prillit socialistët do ti përgjigjen me “po” dhe “jo” pyetjes: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”