KRYEFAQJA » LAJME » ReFlex, një smartphone që mund ta përthyeni
lajme teknologji lajme nga teknologjia ReFlex, një smartphone që mund ta përthyeni

ReFlex, një smartphone që mund ta përthyeni

Ka një smartphone, në zhvillim e sipër ,të cilin ju mund ta përthyeni, dhe jo, jo përthyerje si tek iPhone 6 Plus.

Ai quhet ReFlex, dhe përdor një teknologji fleksibël paraqitjeje OLED nga LG, e cila ju lejon juve ta përthyeni ekranin me dëshirën tuaj. Ky është telefoni i parë fleksibël, i cili kombinon të dhënat hyrëse me anë të përthyerjes së bashku me prekjen (touchscreen). Kjo do të thotë, se ju mund ta përdorni telefonin dhe aplikacionet e tij në dy mënyra; me anë të touch-it dhe duke e përthyer atë.

Megjithatë, pjesa hardëare e telefonit (që përfshin të gjitha qarqet dhe copëzat elektronike), nuk është fleksibël. Sistemi Operativ është Android Kitkat, kështu që mos mendoni se telefoni është i pashkaterrueshëm. Është e njëjta arkitekturë që do të kishim në një telefon të zakonshëm Android.

Me anë të përthyerje, telefoni mer afro 4000 pika të dhënash hyrëse, me të cilat mund të bëjë veprime të ngjashme me lëvizjen e kursorit të mausit. Mendohet se telefoni do të hidhet në treg në tre ose pesë vitet e ardhshme.