KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtës, komisioni i posaçëm miraton në parim projektin
Reforma në Drejtës, komisioni i posaçëm miraton në parim projektin

Reforma në Drejtës, komisioni i posaçëm miraton në parim projektin

Maxhoranca e majtë dhe opozita e djathtë kanë rënë dakord në komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi, që të miratojnë në parim të projektit kushtetues të ekspertëve ndërkombëtarë. “Qëndrimi i opozitës është votimi pro për fillimin e diskutimit nen për nen” tha deputeti demokrat Eduard Halimi. Ai tha se “votimi pro nuk nënkupton dhe votën pro për amendamentet për çështjet politike”.
Nga ana e tij kryetari i komisionit deputeti socialist Fatmir Xhafa tha se maxhoranca është tërësisht e gatshme të ofrojë konsensus për çështjet politike. “Ajo mbetet e hapur në këtë drejtim, pasi është ajo që e ka çelur këtë projekt kushtetues, që e ka mirëadministruar atë dhe po ashtu ka përgjegjësinë për ta çuar përpara përmes konsensusit të nevojshëm” tha zoti Xhafaj.
Ky hap i hedhur është përshëndetur menjëherë nga kreu socialist dhe kryeministri i vendit Edi Rama. “Hap i madh përpara votimi në parim i draftit kushtetues të Reformës në drejtësi nga Komisioni i Posaçëm, bash në Ditën e Europës” shkruan zoti Rama në Tuiter.
Ky zhvillim vjen pas polemikash të shumta mes palëve, por edhe nje presioni në rritje nga komuniteti ndërkombëtar për miratimin e Reformës në Drejtësi, si një kusht për nisjen e bisedimeve mes BE dhe Shqipërisë. Kulmi arriti javën e kaluar kur ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin, i bënë politikës shqiptare presionin më të pashembullt të politikës shqiptare gjatë 25 vjetëve demokraci.”Mos e turpëroni SHBA-në dhe BE-në!” ishte një nga deklaratat e tij.