KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, BE shpreh keqardhjen për refuzimin e PD
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur keqardhjen pasi PD refuzoi propozimin për kompromis të SHBA dhe BE për miratimin e Reformës në Drejtësi. "Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve" nënvizohet në deklaratën e posaçme të delegacionit të BE. "Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative" sqaron BE në deklaratë dyshimet e hedhura nga PD. "Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë" shton më tej deklarata. Megjithatë deklarata e delegacionit të BE në Tiranë vlerëson se negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Në Tiranë që prej të mërkurës ndodhet zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid, e cila do të përmiqet sërish të gjejë kompromis.

Reforma në Drejtësi, BE shpreh keqardhjen për refuzimin e PD

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur keqardhjen pasi PD refuzoi propozimin për kompromis të SHBA dhe BE për miratimin e Reformës në Drejtësi. “Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve” nënvizohet në deklaratën e posaçme të delegacionit të BE. “Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative” sqaron BE në deklaratë dyshimet e hedhura nga PD. “Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë” shton më tej deklarata. Megjithatë deklarata e delegacionit të BE në Tiranë vlerëson se negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Në Tiranë që prej të mërkurës ndodhet zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid, e cila do të përmiqet sërish të gjejë kompromis.