KRYEFAQJA » LAJME » “Reforma në drejtësi” futet në parlament, opozita thotë se drafti ka kaluar ilegalisht
"Reformës në drejtësi"

“Reforma në drejtësi” futet në parlament, opozita thotë se drafti ka kaluar ilegalisht

Në parlamentin shqiptar diskutimi dhe miratimi i paketës së ndryshimeve kushtetuese të “Reformës në drejtësi” është futur në kalendarin e punimeve për tre javët e ardhshme, bënë të ditur burime mediatike. Sipas këtij kalendari nga 13 qershori do të nisin diskutimet në komisionet parlamentare për të përfunduar më 1 korrik.
Por opozita duket se është gjetur e befasuar. Në një reagim të saj, PD shprehet se nuk ka dijeni për kalendarin e punimve. Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, duke e konsideruar skandal tha se drafti ka kaluar ilegalisht në Konferencën e Kryetarëve, pa dijeninë e tyre.
Vendimi për futjen në kalendarin e qershorit të paketës së ndryshimeve kushtetuese të “Reformës në drejtësi”, duket se ka ardhur pas paralajmërimeve të shpeshta të ditëve të fundit të kryeministrit Rama, se reforma do të miratohet me çdo kusht. Në këtë qëndrim ai është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët veçanërisht ambasada e SHBA edhe misioni i BE në Tiranë.