KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi futet në programin e punës së kuvendit
reforma ne drejtesi, kuvend, berisha, paragrafi 88

Reforma në Drejtësi futet në programin e punës së kuvendit

Reforma në Drejtësi është futur në programin e punës së kuvendit dhe pritet të votohet me 21 Korrik. Me propozimin e Konferencës së Kryetarëve të mbledhur më herët, parlamenti ka miratuar kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit.

Më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për miratimin e reformës, por jo pa arritur më parë konsensusin për paragrafin e 88 të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Ndërkohë edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, demokratët kishin përsëritur kushtin e tyre lidhur me vetingun dhe vëndet e rezervuara.