KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në drejtësi, jetike për ekonominë
ardian civici, selami xhepa, reforma ne drejtesi, ekonomi, permiresim ekonomik

Reforma në drejtësi, jetike për ekonominë

Miratimi i reformës në drejtësi sipas ekspertëve të ekonomisë do të përmirësojë ndjeshem ambientin ekonomik të vendit, duke afruar investitorët e huaj por njëkohësisht do të nxisë edhe sipërmarrjen në vend. Pas këtij hapi, ajo që ka më tepër rëndësi sipas profesor Adrian Civicin dhe Selami Xhepës, është zbatimi me rigorozitet i kësaj reforme.

Reforma në drejtësi efektin më të shpejtë do e jap në ekonomi. Ekspertët e fusheë vleresojnë se kjo reformë pritet të rris ndjeshëm produktivitetin e ekonomisë shqiptare.

Por profesor Adrian Civici dhe Selami Xhepa e vënë theksin tek rëndësia që ka zbatimi me rigorozitet i reformës. Sipas ekonomistëve reforma në sistemin e drejtësisë mbi të gjitha do të rikthejë besimin e investitorëve, duke e bërë vendin më konkurrues me rajonin.

Pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të fundit, vlerësonte se reforma në drejtësi është jetike për rritjen e ekonomisë shqiptare. Sipas raportit, miratimi i reformës do të rriste me 35% produktivitetin e ekonomisë në vend.