KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në drejtësi, komisioni shqyrton projektligjin për prokurorinë e posaçme

Reforma në drejtësi, komisioni shqyrton projektligjin për prokurorinë e posaçme

Komisioni i reformës në drejtesi shqyrtoi të enjten projektligjin për prokurorinë e posaçme, i cili i hap rrugë edhe ngritjes së byrosë kombëtare të hetimit.Projektligji ka marrë në pjesën më të madhe të tij miratimin e deputetëve në komisionin parlamentar, ndërsa po punohet ende për nje çështje të ngritur nga opozita.Nënkryetari i komisionit tha se projektligji dhe vërerjtjet janë konsultuar me ekspertët ndërkombetarë dhe shumë shpejt drafti do të paraqitet për miratim.Pjesa e parë e paketës ligjore pritet të miratohet në kuvend brenda datës 29 shtator.