KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në drejtësi, Krasniqi: Proçesi i vonuar
Reforma në drejtësi, Krasniqi: Proçesi i vonuar

Reforma në drejtësi, Krasniqi: Proçesi i vonuar

Mbledhja e komisionit të posaçëm parlamentar të reformes në drejtësi, për diskutimin e ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese vlerësohet si një hap i vonuar nga analisti Afrim Krasniqi. I ftuar në edicion qendror të lajmeve në TVSH, Krasniqi thotë se ky proçes duhet të kishte nisur menjëherë pas dakordësisë të arritur mes palëve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të reformes në drejtësi. Analisti Krasniqi e sheh si të qëllimtë zvarritjen e proçesit nga palët politike.

Ndërsa vlerëson angazhimin e ndërkombëtarëve në realizimin e reformës në drejtësi në vendin tonë, Krasniqi thotë se pas 25 vitesh Shqipëria duhet të ishte e gatshme të ndërmerrte vet proçese të tilla.

Analisti Krasniqi thotë se përmbyllja e procesit të miratimit të ligjeve që shoqërojnë paketën kushtetuese do të kërkojnë kohë. Janë 35 ligje që duhet të miratohen në parlament për të bërë të zbatueshme reformën në drejtësi.