KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, kryefjalë e seancës parlamentare.
Parlament, mes kaosit dhe zhurmës së opozitës , maxhoranca miraton ndryshimet në qeveri

Reforma në Drejtësi, kryefjalë e seancës parlamentare.

Kuvendi nisi dje sesionin e ri parlamentar, kryefjalë e të cilit do ishte reforma në drejtësi. Në nisje të seancës parlamentare, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu besimin se kjo reformë do të realizohet, mbështetur në rekomandimet e Venecias dhe mbi bazën e konsensusit. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, akuzoi qeverinë se kërkon të kapë sistemin e drejtësisë. Sipas Palokës, kjo situatë mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Reforma në drejtësi ishte dhe kryefjala e Lulzim Bashës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e para për sesionin e ri kuvendor. Basha tha se opozita do të insistojë për realizimin e një reforme konsensuale, të bazuar në rekomandimet e Komsionit të Venecias