KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, Lu shpreson tek mbështetja e Metës
Reforma në Drejtësi, Lu shpreson tek mbështetja e Metës
Foto Arkivi

Reforma në Drejtësi, Lu shpreson tek mbështetja e Metës

Ambasadori amerikan Donald Lu e ka vlerësuar si pozitiv takimin e së martës me kreun e parlamentit Ilir Meta. Pas një takimi dy orësh në selinë e parlamentit ambasada ka bërë publike një deklaratë,  ku ndër të tjera nënvizohet se Ambasada e SHBA ka besim të madh që me mbështetjen e kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët. Veç rëndësisë së reformës zgjedhore zoti Meta dhe zoti Lu kanë biseduar edhe rreth procesit të dekriminalizimit tashmë kur edhe zgjedhjet po afrojnë.
Edhe zoti Meta deklaroi pas takimit me zotin Lu se ai “… u fokusua në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, standardit të tyre dhe në përpkjekjen që duhet bërë për të mbyllur reformën zgjedhore në përputhje dhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR, po dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminalizimit si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme”.