KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, Meta – Hahn theksojnë rëndësinë e konsensusit
Meta -Hahn: Do të bëj gjithçka për të ruajtur frymën konsensuale e konstruktive për miratimin e paketës kushtetuese

Reforma në Drejtësi, Meta – Hahn theksojnë rëndësinë e konsensusit

Kreu i parlamenti shqiptar Ilir Meta ka deklaruar se menjëherë pas dakortësisë së palëve politike në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ndryshimet e propozuara do të votohen menjëherë në Kuvend pa vonesa. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri gjatë takimit me komisionerin Johanes Hahn, me të cilin u takua të mërkurën në Tiranë. Zoti Meta ka theksuar rëndësinë e konsensusit për një reformë të qëndrueshme, ndërsa ka Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e vyer të Komisionit të Venecias përgjatë këtij procesi si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të strukturave të Bashkimit Evropian, veçanërisht të Misionit EURALIUS në Tiranë dhe të Parlamentit Evropian në gjetjen e një kompromisi dhe për garantimin e gjithëpërfshirjes.
Kreu i parlamentit shqiptar k atheksuar se faza e implementimit të reformës në drejtësi është kyçe jo vetëm për efikasitetin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, veçanërisht në raport me investitorët.
Për komisionerin europian Johanes Hahn përmbyllja e reformës në drejtësi është faza më kyçe e këtij procesi. Zoti Hahn si në të gjitha takimet me zyrtarë të maxhorancës dhe opozitës dhe vuri në dukje se reformimi i sistemit të drejtësisë është parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai premtoi se “Komisioni Evropian do vazhdojë t’i qëndrojë pranë Shqipërisë për përshpejtuar progresin e procesit të integrimit evropian të vendit, i cili duhet trajtuar si një interes i përbashkët kombëtar”. Moment i rëndësishëm i takimit Meta – Hahn, ishte dhe realizimi në kohë i Reformës Zgjedhore në respekt të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.