KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, ndryshime lidhur me transferimin e gjyqtarëve
Vonohet seanca, opozita po verifikon zbardhjen e dispozitave në draftin përfundimtar
Foto arkivi

Reforma në Drejtësi, ndryshime lidhur me transferimin e gjyqtarëve

Komisioni i Reformës në Drejtësi ka vijuar punën me diskutimin nen për nen të ligjit që rregullon statusin e gjyqtarit dhe prokurorit. Anëtarja e komisionit, deputetja Vasilika Hysi, ka sqaruar se sipas këtij ligji, do të ndryshojnë kriteret për magjistratët e rinj, ndërkohë që do të ketë ndryshime edhe lidhur me transferimin e gjyqtarëve.

Deputetja Hysi ka sqaruar se në rast të transferimit të gjyqtarëve nga njëra gjykatë në tjetrën sipas nevojës së vetë gjykatave, nuk do të ndikojë në sistemin e pagës së tyre.

Ndërkohë mbledhja e rradhës e Komisionit te posaçëm të Reformës në Drejtësi do të zhvillohet ditën e merkurë kur pritet të diskutohen projektligji për funksionimin e prokurorisë, ai antikorrupsion dhe projektligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.