KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, Nuland i telefonon Bashës dhe Berishës
Reforma në Drejtësi, Nuland i telefonon Bashës dhe Berishës

Reforma në Drejtësi, Nuland i telefonon Bashës dhe Berishës

Ndihmes sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland, përmes një telefonate zhvilluar me kryedemokratin Basha dhe me ish Kryeministrin Berisha,  ka nxitur përparimin lidhur me përpjekjen për reformën në drejtësi. Sipas saj, udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis  zotit Basha dhe kryeministrit Rama  për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi. Zonja Nuland  citohet të ketë thënë se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së. Zoti Basha dhe zoti Berisha i kanë rikonfirmuar qëndrimin pro reformës sikundër e kanë  njohur  me zgjidhjet e propozuara nga Partia Demokratike për thjeshtimin e arkitekturës së drejtësisë në funksion të moskapjes politike. Ata kanë bërë prezent  kërkesën e opozitës për të votuar, se bashku me nenet e Reformës në Drejtësi, edhe nenin për votimin dixhital biometrik, pasi sipas tyre kjo do të dëshmonte vullnetin e Qeverisë për një proces zgjedhor transparent .