KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Nuk ka amnisti për ata që i kanë shpëtuar drejtësisë!
Reforma në Drejtësi, Rama: Nuk ka amnisti për ata që i kanë shpëtuar drejtësisë!

Rama: Nuk ka amnisti për ata që i kanë shpëtuar drejtësisë!

Kryeministri socialist Edi Rama, ka shfytëzuar 9 Majin, Ditën e Europës, për të uruar që komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi t’i hapë rrugën miratimit në parim të projektit kushtetues të ekspertëve ndërkombëtarë. “Unë dua shumë të uroj që në Ditën e Europës, komisioni i reformës në drejtësi do të votojë në parim draftin për t’i çelur rrugë miratimit brenda kornizava të përcaktuar ne parim, të të gjitha neneve të draftit…” tha zoti Rama. Sipas tij kjo është “… një reforme historike e cila faktikisht na kalon nga ky stacion tranziti në fluturimin e negociatave për tu ulur përfundimisht në aeroportin e Bashkimit Europian”. Deklaratat e tij zoti Rama i bëri gjatë një cermonie të organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës.
Kryeministri shprehu vendosmërinë tij se ” …nuk do të ketë absolutisht asnjë amnisti për askënd që në të gjithë për ata që në këto vite i ka shpëtuar drejtësisë”. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri pas disa deklarimeve të minutave të fundit nga opozita se në nenin 25 të projektit parashikohet amnistia për ish zyrtarë të lartë gjatë tre vjetëve të fundit. “Ajo që shkruhet në draftin e ekspertëve të EURALIUS e OPDAT, është prova se edhe ndërkombëtarët gabojnë” shkruan zoti Rama në Fejsbuk.