KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në drejtësi-Rama takon Metën tek kryesia e kuvendit

Reforma në drejtësi-Rama takon Metën tek kryesia e kuvendit

Pak orë pas seances plenare të së enjtes kreu i qeverisë zhvilloi takimin me kreun e kuvendit Ilir Meta, ku fokus i bisedës për më shumë se 60 minuta ka qënë reforma në drejtësi. Takimi i përjavshëm i së mërkures vjen dhe, pas letres së kreut të grupit kuvendor të partisë socialiste Gramoz Ruci drejtuar kryeparlamentarit ku i kërkon konferencës së kryetarëve të marrë dy vendime të rëndësishme, të fuse në kalendar paketën ligjore të reformës në drejtësi me qëllim që shqyrtimi të bëhet në korrik, si dhe mbledhja e krerëve të grupeve parlamentare të përfshije në një proçedurë të përshpejtuar 7 projektligjet që kanë bëjnë me sistemin e drejtësisë, duke bërë kështu që pas përcaktimit në kalendar, paketa të nise diskutimet e më pas të miratohet brenda muajit të ardhshëm.
Letra e kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçit vjen pak ditë pasi 33 deputetë të shumicës depozituan në kuvend nismën ligjore për ndryshime në kushtetutë, ndryshime këto që bëhen në funksion të reformës në drejtësi. Gjithashtu drafti i hartuar pritet të jetë diskutim në mbledhjen e orës 18:00 të këshillit për regulloren, mandatet dhe imunitetin, ku mbledhja do të bëhet për të interpretuar rregulloren parlamentare, nëse ndryshimet kushtetuese do të diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe në komisionin e ligjeve apo do te quhen të ezauruara nga komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi.