KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në drejtësi, Ulsi Manja: Të hapur për propozimet e opozitës
Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi

Reforma në drejtësi, Ulsi Manja: Të hapur për propozimet e opozitës

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi ka përfunduar shqyrtimin nen për nen të pr/ligjit për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Deputeti socialist Ulsi Manja ndërkohë ka thënë se do të respektohen të gjitha afatet për miratimin e pr/ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë që ka mbetur një javë deri në futjen në seancë plenare të draftit për reformën në drejtësi, deputeti Manja thotë se mazhoranca mbetet e hapur për propozime, por nuk mund të ketë rishqyrtim nga e para për 7 projektligjet.

Deputeti Manja sqaroi se nga 7 projektligjet që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese, ka që kërkojnë shumicë të cilësuar por edhe shumicë të thjeshtë.