KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në drejtësi, vazhdojnë bisedimet për sheshimin e mosmarrëveshjeve
Reforma në drejtësi, vazhdojnë bisedimet për sheshimin e mosmarrëveshjeve

Reforma në drejtësi, vazhdojnë bisedimet për sheshimin e mosmarrëveshjeve

Zhvillimet e fundit të reformës në drejtësi, veçanërisht pakënaqësitë dhe kundërshtimet e opozitës, kanë sjellë një shpeshtim të takimeve mes aktorëve kryesore gjatë orëve të fundit. Kryeministri Edi Rama ka pritur pas diten e së mërkurës në selinë e qeverisë ambasadorin e SHBA, Donald Lu dhe ambasadoren e BE Romana Vlahutin. Më pas ai është takuar edhe me kreun e parlamentit, Ilir Meta. Nuk ka njoftime zyrtare rreth takimeve, por mendohet se në thelb të bisedimeve është përpjekje për përafrimin e qëndrimeve për miratimin e reformës në drejtësi. Opozita ka akuzuar drejtëpërdrejtë kryeministri Rama se po kërkon të shtjerë në dorë sistemin e drejtësisë, por zoti Rama e ka cilësuar reformën si shëmbullore. Kreu u parlamentit Ilir Meta nga ana e tij ka bërë thirrje që miratimi i reformës në drejtësi të bëhet në mënyrë konsensuale, gjithëpërfshirësë dhe të besueshme. Në thelb të mosmarrëveshjeve qëndron zgjedhja e organeve qendrore të drejtësisë. Opozita kërkon miratimin e  tyre me 2/3 e votave, ndërsa maxhoranca me 3/5. Bisedimet vazhdojnë edhe të enjten.