KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, vazhdon tensioni në marrëdhëniet mes PS dhe PD
Reforma në Drejtësi, vazhdon tensioni në marrëdhëniet mes PS dhe PD

Reforma në Drejtësi, vazhdon tensioni në marrëdhëniet mes PS dhe PD

Marrëdhëniet mes maxhorancës dhe opozitës mbi Reformën në Drejtësi vazhdojnë të mbeten të tensionuara. Në mbledhjen e rradhës të këtij komisioni të zhvilluar të hënën, deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm. Kreu i komisionit Fatmir Xhafaj shprehu keqardhjen për atë që ai e quajti bojkot i opozitës, ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi tha se vendimi ishte marrë për shkak se maxhoranca ka dërguar në mënyrë të njënashme për miratim draftin në parlament.
Zoti Xhafa tha se në mbledhjen e së hënës u diskutua paketa ligjore e cila duhet të kalojë bashkarisht me draftin kushtetues.”Janë mbi 40 projektligje që do të shoqërojnë paketën kushtetuese dhe janë pjesë e procesit riformues” tha ai. Sipas tij maksimumi i parashikimit për tu votuar është mesi i korrikut.
Nënkryetari i komisionit demokrati Oerd Bylykbashi paralajmëroi pasojat e atyre që ai i quajtu veprime të njëanshëm. “A ka kuptim të bësh ligje zbatuese të një pakete kushtetuese të pambyllur? PD e cilëson akt të pabesë, të njëanshëm, provokues dhe destabilizues dërgimin e draftit të reformës në Kuvend nga 33 deputetë të shumicës” tha ai.