KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reforma në drejtësi, Victoria Nuland të dielën viziton Tiranën
Beograd, Njuland vlerëson dialogun Prishtinë - Beograd

Reforma në drejtësi, Victoria Nuland të dielën viziton Tiranën

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland do të vizitoje të dielën Tiranën për reformën në drejtësi. Qëllimi i vizitës është zbardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka saktësuar se në 10 korrik pas vizitës në Kosovë, Nuland do të mbërrije në kryeqytetin shqiptar ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë, udhëheqës politikë dhe përfaqësues së shoqërisë civile lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, përfshirë reformën në drejtësi.

Më 11 korrik, ajo do shkoje në Maqedoni ku do të diskutojë për nevojën e zgjidhjes së krizës politike, do të shprehë mbështetjen për zyrën e Prokurorit të Posaçëm dhe për krijmin e kushteve për zgjedhje të besueshme.

Në Beograd ajo do të diskutojë për dialogun me Kosovën dhe do të shprehë mbështetjen për përpjekjet e hyrjes në Bashkimin Evropian.

Më 12 korrik zonja Nuland shkon në Qipro. Para vizitave në vendet ballkanike, zonja Nuland po shoqëron Sekretarin e Shtetit John Kerry, ndërsa ai udhëton në Gjeorgji, Ukrainë dhe Poloni.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur axhendën e zv.sekretares së shtetit, Viktoria Nuland gjatë vizitës së saj në Gjeorgji, Ukrainë, Poloni, Serbi, Qipro, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Vizita e Nuland në Tiranë zhvillohet 10 ditë përpara se në Kuvend të miratohet drafti i reformës në drejtësi.