KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në drejtësi, PD paraqet 300 rekomandime
Ligji i dekriminalizimit, disa gjyqtarët kanë ndërruar gjeneralitetet

Reforma në drejtësi, PD paraqet 300 rekomandime

Forcim i sistemit përmes luftës ndaj korrupsionit, rritjes së pavarësisë dhe depolitizimit të këtij sistemi, janë shtyllat kryesore të platformës së PD për reformën në drejtësi. Një dokument voluminoz prej 300 rekomandimesh u prezantua të hënën nga ekipi hartues, në selinë e kësaj partie. Kreu i grupit të ekspertëve që hartuan platformën, ish ministri shqiptar i drejtësisë Enkelejd Alibeaj, deklaroi se 60 prej 300 rekomandimeve të kësaj platforme i përkasin rrafshit kushtetues ku propozohen ndryshime që lidhen me gjykatën kushtetuese, prokurorinë dhe KLD.
Propozimet e opozitës vijnë në një kohë kur qeveria e kryeministrit socialist Edi Rama ka paralajmëruar një reformë të thellë ne sistemin e drejtësisë shqiptare. Ai konsiderohet si një nga pikat më të dobta, që ka thelluar përhapjen alarmante të  korrupsionit në vend. Situata ka provokuar vazhdimisht debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, debate të cilat pritet të rriten më tej në të ardhmen.