KRYEFAQJA » LAJME » Reforma zgjedhore, pritet krijimi i komisionit parlamentar
Sot seanca për Reformën në Drejtësi, por miratimi në dyshim

Reforma zgjedhore, pritet krijimi i komisionit parlamentar

Parlamenti shqiptar pritet të votojë të enjten në seancë plenare përbërjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Kjo reformë pritet të miratojë ndryshimet në kodin zgjedhor i cili do të aplikohet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Komisioni do të ketë 10 anëtarë, 5 nga shumica e 5 nga pakica, ndërsa  do të udhëhiqet nga dy bashkëkryetarë.  PD ka përzgjedhur deputetët, njëherësh dhe ekspertët zgjedhorë, Oerd Bylykbashi,   Arben Ristani, Gent Strazimiri dhe Eduard Halimi. Një anëtar i opozitës pritet nga PR. Ndërsa socialistët pritet të zyrtarizojnë emrat e ligjvënësve në komision, ku të propozuar janë tre deputet e komisionit të ligjeve  Bashkim Fino, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja. LSI ka zgjedhur zotin Petrit Vasili si anëtar komisioni ndërsa pritet dhe emri i kandidatit nga  Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.