KRYEFAQJA » LAJME » Reformat e integrimit, gati për hapin e rradhës
Konventës për integrim europian

Reformat e integrimit, gati për hapin e rradhës

Reformat e integrimit dalin nga vendi dhe plotësojnë nevojat e tij në të njëjtën kohë që kërkohen dhe nga BE. Ministri i jashtëm Bushati, ministrja e integrimit Gjosha, kryetarja e këshillit të integrimit Bregu dhe ambasadore e BE Vlahutin, kanë apeluar sot nga paneli i Konventës për integrim europian që të ecet drejt mbylljes së detyrimeve për hapin e radhës. Për ministrin e jashtëm, integrimi, i parë me syrin e përmbushjes së detyrimeve ndaj BE, nuk është humbje sovraniteti, por arritje standartesh që vetë qytetarët i kërkojnë, përfshirë dhe ato të sigurisë globale. Ministri i jashtëm beson se ekspertiza e venecias do të konsiderohet sërish pozitivisht, ashtu si në miratimin e kushtetutes në 1998.

Ambasadorja e BE është akortësuar me ministrin e jashtëm Bushati kur ka thënë se reformat lindin nga nevojat e brendshme, në të njëjtën kohë që ka bërë thirrje për politika afatgjata.