KRYEFAQJA » LAJME » Refugjatë tentojnë të kalojnë kufirin në Maqedoni
Refugjatë tentojnë të kalojnë kufirin në Maqedoni

Refugjatë tentojnë të kalojnë kufirin në Maqedoni

Në kufirin Greqi-Maqedoni, situata është më shume se dramatike. Qindra refugjatë nga Lindja e Mesme, kryesisht sirianë, janë shkëputur nga turma e bllokuar në kampin e Idomenisë, duke tentuar të kalojnë kufirin e bllokuar të Maqedonisë, me synim arritjen në vendet e Europës. Të dëshpëruar, pavarësisht temperaturave të ulëta, ata kaluan në këmbë Lumin e Thatë, (Suva Reka), pranë fshatit Gjevgjeli. Refugjatët kaluan me vështirësi lumin, duke formuar një “zinxhir njerëzor” dhe duke kapërcyer më pas një gardh të vendosur nga autoritetet maqedonase, tha në mesditë fotografi i Reuters Stojan Nenov. Shumë prej refugjatëve mbanin mbi supet e tyre fëmijët. Fillimisht ishte një grup prej 1 mijë personash që morën këtë iniciativë dhe më pas 500 të tjerë kanë ndjekur grupin.